Osmani: Bashkimi i Gjermanisë përbën frymëzim për mbrojtjen e vlerave demokratike

Prishtinë | 03 Tet 2020 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin gjerman Joern Rohde.

Ajo ka uruar ambasadorin dhe popullin gjerman për 3 tetorin, Ditën e Bashkimit të Gjermanisë.

Osmani ka thënë se 30 vjetori i bashkimit të të dy Gjermanive përbën frymëzim dhe model për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave demokratike.

“Teksa sot gjermanët kremtojnë, ndonëse me sheshe më pak të mbushura , shkaku i pandemisë, ne bashkohemi me ta për të festuar këtë 30 vjetor dhe për të rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimësinë e miqësisë dhe lidhjes së fortë mes popullit të Kosovës dhe popullit të Gjermanisë”, ka thënë zonja Osmani.

Sipas saj, tre dekada më parë, Gjermania ishte prijetare në zhvillimin politik e ekonomik sepse gjermanët treguan guximin dhe vendosmërinë për të përqafuar vlerat më sublime të demokracisë.

Një telegram me rastin e Ditës së Bashkimit të të dy Gjermanive, Osmani ia ka drejtuar edhe Kryetarit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme