Osmani: Fëmijët janë e ardhmja dhe pasuria jonë kombëtare

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar fëmijët në Kosovë, por edhe në mbarë botën në 1 qershor – në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka thënë që fëmijët janë dhurata më e madhe për të gjithë.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të gjithë fëmijëve në Kosovë dhe në mbarë botën. Ju vazhdoni të na frymëzoni çdo ditë dhe jeni dhurata më e madhe nga të gjitha. Ju jeni e ardhmja dhe pasuria jonë kombëtare”.

“Të gjithë fëmijët duhet të mbrohen, të mbështeten, të edukohen dhe t’u jepet mundësia për të shkëlqyer”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme