Osmani homazhe te varri i Rugovës: Kosovën dhe popullin e saj i bëri të njohur për gjithë botën

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 13:47 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, pas marrjes së detyrës, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se Rugova i ka dhënë politikës dimensionin më të më të çmueshëm të saj dimensionin human.

Osmani pas homazheve u shprehë se Rugova ka arritur që Kosovën dhe popullin e   saj ta bëjë të njohur për gjithë botën

“Sot me marrjen e detyrës kam ardhur për të vizituar Presidentin historik Ibrahim Rugova, i cili siç e thashë edhe në ditën e betimit tim si Presidente në Kuvend ai i ka dhënë politikës diemensionin më të çmueshëm të saj dimensionin human. Dhe njëkohësisht ka arritur që Kosovën dhe popullin e   saj ta bëjë të njohur për gjithë botën, Mbështetja dhe miqësitë që i ka krijuar për vendin tonë akoma janë ndër bazamentet më të fuqishme të lirisë tonë e demokracisë tonë që ende jemi në ndërtim e sipër”, tha Osmani.

Lexo më shumë:

Të ngjashme