Osmani: Me mbështetjen e mërgatës, Kosova do të jetë më e fuqishme

Prishtinë | 26 Sht 2022 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, në kuadër të vizitës së saj në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka takuar shumë bashkatdhetarë, të cilët ndër vite i kanë dhënë hov e mbështetje të jashtëzakonshme luftës sonë për liri.

Ajo ka thënë se i ka falënderuar në emër të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës për kontributin e dhënë ndër dekada.

E para e vendit më tej ka thënë se Kosova aspiron integrimin euroatlantik, BE-në, NATO-n dhe OKB-në, ndaj  kontributi i mërgatës sonë në Amerikë dhe gjithandej siç ishte vendimtar dikur, është përcaktues edhe sot.

“Me mbështetjen e mërgatës sonë të çmuar, Kosova do të jetë më e fuqishme përbrenda, e më e konsoliduar në aspektin ndërkombëtar”, ka theksuar Osmani, transmeton KlanKosova.tv.

Të ngjashme