Osmani nga Prekazi: Sakrifica e familjes Jashari të jetë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm

Prekaz | 17 Shk 2020 | 09:40 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani e shoqëruar nga kryeministri, Albin Kurti kanë bërë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se sakrifica e familjes Jashari të jetë udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.

“Sot ishim së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe me anëtarë të qeverisë dhe Kuvendit për të nderuar në këtë 12-vjetor të Pavarësisë së Kosovës sakrificën e familjes Jashari, të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari që u flijuan që ne ta gëzojmë lirinë dhe ta gëzojmë shtetin tonë”.

“Dhe pikërisht ky vend dëshmon atdhedashurinë që është simbol i asaj sesi duhet vendi dhe duhet të vazhdojë të jetë udhërrëfyes për punën jonë dhe brezat e ardhshëm”, ka thënë Osmani.

Osmani dhe Kurti do të vendosin kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Nën kujdesin e kryetares Vjosa Osmanit, mbahet seancë solemne në ora 11:00.

Kurse kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës nga ora 12:00.

Nga ora 13:00 është planifikuar që të bëhet prezantimi i pamjes së re të Obeliskut NEËBORN, ku do të marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Duke  filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë”, nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi.

Gjithashtu, edhe komunat kanë paraparë disa aktivitet.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme