Osmani njofton Kosnettin për urgjencën e miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, ka biseduar për agjendën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe çështjet që pritet të trajtohen në seancat e radhës.

Siç njofton kumtesa për media, Osmani e njoftoi Kosnettin lidhur me urgjencën e miratimit të një numri të konsiderueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, me të cilat synohet përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Në këtë kontekst, kryetarja e Kuvendit e informoi ambasadorin amerikan edhe për themelimin e Komisionit parlamentar, i cili do ta trajtojë menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme