Osmani optimiste për marrëveshjen me VV-në, thotë se vizita e Grenell s’është trysni

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 15:59 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani është shprehu optimiste për arritjen e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

Osmani ka thënë se në mbledhjen që është mbajtur dje, nuk është propozuar asnjë plan B, por vetëm mundësia që të lidhin koalicon këto dy parti.

“Në kryesi të LDK-së dje është përcaktuar që LDK-ja negocion vetëm me VV-në për qeveri të ardhshme dhe askush nuk ka propozuar opsione te tjera dhe kemi çart që në asnjë mënyrë nuk kemi opsion B dhe ky është i vetmi që ne punojmë”.

“Në mbledhje nuk ka pas kundërshtime sepse në të njëjten kohë nuk do të ishte diçka e mirë për vendin”, ka thënë Osmani.

“Kemi diskutuar shumë gjëra dhe konkludimi i përbashkët ka qenë qe një periudhë të shkurtër kohore të arrihet marrëveshja me VV-në dhe që të eliminohen keqkuptimet që janë krijuar deri më tani dhe të arrihet marrëveshja dhe të lihen anash fajësimet”.

“Ne jemi të interesuar që të kthehemi në tavolinë të diskutimeve dhe propozimet qe ka bërë LDK-ja kanë qenë me synim të arritjes së marrëveshjes sepse propozimet nuk kanë qenë për ngërç por për marrëveshje”, ka thënë ajo.

Ndërkaq për vizitën që do t’i bëj Kosovës ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, Vjosa Osmani, nuk e sheh si trysni për arritjen e marrëveshjes.

“Shpresë ka sepse nuk do të insistonim sa i përket vizitës së Grenellit dhe është herët me paragjykua për temat që do të bëhen në atë takim dhe është e mirëpritur si vizitë sepse tregon interesimin amerikan për Kosovën dhe është e mirëpritur për Kosovën dhe qytetarët e saj dhe do ta informojmë ne rrjedhën e diskutimeve”.

“LDK-ja ka vullnet të plot që marrëveshja të arrihet. Nuk dua të flas dhe që nga dje kam më shumë shpresë se që kam pas më parë dhe nuk duhet të flasim për skenar të këqij sfidat me të cilat që do të përballet Kosova do të ishte qeveria ndërmjet LDK-së dhe VV-së”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme