Paçarizi: Kurti e ka humbur shansin, nuk ka thënë se dërgojnë kandidatin pas pandemisë

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi ka marrë një risk të caktuar mbi vete që eventualisht Gjykata Kushtetuese ta hedhë poshtë veprimin e tij për formim të Qeverisë.

“Jam konfuz duke mos qenë jurist vet, se si ka mundësi juristët e Kosovës janë aq të ndarë për një çështje kaq të thjeshtë. Është situatë paradoksale. Një jurist thotë pse po merreni me nenin 95 tjetri me 81. Janë nene të Kushtetutës, cilido që nuk respektohet shkelet”.

“Albin Kurti e ka humbur shansin e tij sepse ka marrë disa letra nga Thaçi për ta ofruar një kandidat për kryeministër pas mocionit. Kurti asnjëherë nuk ka kthyer letër te Thaçi si kryetar i LVV por si kryeministër në detyrë. Kryeministri në detyrë nuk komunikon me Presidentin në këtë mënyrë. Është një huqje e Kurtit këtu”, ka thënë Paçarizi, njofton Klan Kosova.

Paçarizi në Rubikon ka theksuar se Kurti në asnjë rast nuk ka thënë se do ta ofrojmë kandidatin pasi të kryhet çështja e pandemisë.

“Letrat e Thaçit nuk janë shkelje por ushtrim i të drejtës së tij kushtetuese që vendi të mos shkojë në zgjedhje”.

“VV nuk ka thënë asnjëherë se do ta çojnë një kandidatin. Atëherë do të ndryshonte puna dhe atëherë mund të thirreshin te afati kohore. Kurti i ka ngatërruar pozicionet dhe nuk mund të sillet në të dy pozicione. Kurti nuk mund të mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës”.

Të ngjashme