Pacolli: Coronavirusi shumë i rrezikshëm për Kosovën, qeveria të marrë masa urgjente

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të shtojnë masat në lidhje me virusin korona, duke potencuar faktin që tashmë vendi ynë është ndër shtetet e pakta ku nuk është regjistruar asnjë person i prekur me këtë virus.

Pacolli ka shkruar në Facebook se situata me koronavirus mund të ndryshojë, derisa ka shtuar se madhësia e vendit dhe sistemi shëndetësor e bëjnë Kosovën një vend shumë të rrezikshëm për këtë virus.

“Unë i bëj thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për të siguruar gatishmërinë e sistemit tonë për t’iu përgjigjur sfidës që na vjen”, tha ai, derisa shtoi se duhet të mbyllen shkollat.

“Shkollat duhet të mbyllen për disa ditë në mënyrë që fëmijët të mbrohen dhe ngjarjet ku ka masa të anulohen. Kosova gjithashtu duhet të sigurojë rezerva të ushqimit dhe materialeve të kujdesit shëndetësor në mënyrë që të mund t’i përgjigjet pa presion kërkesave. Më e rëndësishmja që çmimet nuk duhet të ngritën për të dëmtuar xhepat e qytetarëve tanë. Ora është duke shënuar dhe duhet të shohim një reagim më serioz nga autoritetet tani”, tha ai.

Të ngjashme