Pacolli insiston se Guinea-Bissau e ka rinjohur Kosovën

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 12:57 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot sërish ka insistuar se Pacolli insiston se Guinea-Bissau e ka rikthyer njohjen e Kosovës që e kishte bërë në vitin 2011.

Shefi i diplomacisë së Kosovës sot në Facebook ka postuar dy dokumente, njërin në gjuhën portugeze në të cilin, sipas Pacollit, konfirmohet rikthimi i njohjes, dhe një tjetër në gjuhën frënge me të cilin Ambasada e këtij shteti afrikan në Bruksel thotë t’ia ketë dërguar Ambasadës së Kosovës në selinë e Bashkimit Europian bashkë me njoftimin për rinjohje.

Pacolli, këto dy dokumente i ka shoqëruar edhe me një tekst me të cilin akuzohen mediet elektronike në Kosovës që e kanë transmetuare një shkrim të portalit serb, i cili e kishte vënë në pikëpyetje kthimin e njohjes nga Guinea-Bissau për Kosovën.

Ky është postim i Pacollit në Facebook:

“Sapo më mbrriti edhe zyrtarisht rikonfirmimi i Guinea Bisaut se ky shtet e njeh Kosovën, ndërsa ndonjë media jonë vazhdon ende të ushqehet me informacionin zyrtar serb. Ky nuk është rasti i vetëm që ndodh kështu mjerisht. Për keqardhje, që këto njerëz të medias nuk vijnë në zyrat e institucioneve tona të cilat i kanë afër. Puna e ministrisë sonë të jashtme nuk matet me zhurmën e mediave apo të institucioneve serbe, dhe as me jehonën e tyre pasqyruese në disa media të Kosovës”.

Mediet serbe në fund të viti të shkuar kishin njoftuar se Guineja Bisau ka tërhequr njohjen e Kosovës dhe për nota zyrtare e këtij vendi kishte ardhur edhe në Prishtinë.

Lidhur me numrin e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës në institucionet e saj fatkeqësisht ka shpërputhje deklarimesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme