Pacolli tregon se a do t’iu bashkohet Albena Reshitaj në grupin parlamentar të LDK-së

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

I pari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur për ditën e zgjedhjes së presidentit, duke komentuar edhe rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në seancën për president.

Pacolli u shpreh se ajo që ka bërë LDK-ja është për tu lavdëruar.

“Grupi parlamentar i LDK-së e ka bërë punën e vet dhe është për t’u lavdëra, LDK-ja është parti shtetformuese dhe institucionale, e cila do ta gjejë vetën dhe do të bëjë opozitën edhe më të fortë dhe konstruktive, besoj që LDK-ja do të rikthehet fuqishëm, tha Pacolli në Kanali 10.

Pacolli ka folur edhe për mundësin që Albena Reshitaj të largohet nga AAK, për të shkuar në LDK-.

“Do të dëshiroja që të ishte, është një punëtore shumë e mirë”, u shpreh Pacolli.

Të ngjashme