Pamje nga takimi që i bëri bashkë Thaçin e Vuçiqin

Prishtinë | 03 Qer 2017 | 16:22 | Nga

Ka nisur në Slloveni Samiti i Brdo Brionit me liderët e rajonit. Ky takim i ka ulur në një tavolinë, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në të po marrin pjesë edhe numri një i Shqipërisë, Bujar Nishani, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ai i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i Serbisë, Vuçiq, si dhe nga Presidenca e Bosnje e Hercegovinës, Dragan Coviq, Bakir Izetbegoviq dhe Mladen Ivaniq.

Samiti vjetor i Brdo-Brionit organizohet me nismë të Kroacisë e Sllovenisë që nga viti 2013 me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe besimit në rajon dhe përshpejtimin e rrugës drejt BE-së të vendeve që nuk janë pjesë e bllokut, njofton Klan Kosova.

Më poshtë ndiqni pamjet nga ky takim:

Pamje nga samiti që i bëri bashkë Thaçin e Vuçiqin

Posted by Klan Kosova on Saturday, June 3, 2017

Samiti i Brdo i Brionit i ul në një tryezë Thaçin e Vuçiqin

Posted by Klan Kosova on Saturday, June 3, 2017

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme