Partitë i mbajnë të fshehta financat, kërkohet të publikohen shpenzimet e lista e donatorëve

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 11:24 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka mbajtur konferencën për medie me temë: Financimi i partive politike në Kosovë: Cilat janë problemet kryesore që po dëmtojnë transparencën dhe integritetin e financimit gjatë proceseve zgjedhore?”, raporton Ekonomia Online.

Njomza Arifi, menaxhere e Programeve në organizatë, tha se që nga paslufta paritë politike i kanë mbajtur të fshehta shpenzimet.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit të viti 2018 ajo tha se nuk ka raportet të auditimit për shpenzimet e bëra.

Përderisa Arifi tha se në listën e emrave të donatoreve nuk figurojnë bizneset si financues.

Ajo ka shtuar se kjo po e dëmton imazhin e Kosovë në rrafshin ndërkombëtar, raporton EO.

“Që nga pas lufta shumica e partive e kanë mbajtur të fshehtë shumën e shpenzimeve. Sipas raporteve të auditorit të vitit 2017 asnjëherë nuk kanë aplikuar procedurat prokurimit, kjo bie në kundërshtim me dispozitat ligjore. Ndërsa për zgjedhjet e 6 tetorit ne nuk kemi raporte të auditorit”.

“Në listën e emrave të donatoreve nuk figurojnë bizneset si financues. Duke konsideruar të gjitha këto një qasje e partive politike dëmton imazhin e Kosovës në rrafshin ndërkombëtar”.

Kurse Lirika Agusholli Hulumtuese ka bërë thirrje që partitë politike të bëjnë transparente shpenzimet gjatë fushatës zgjedhore dhe të publikojnë listën e donatorëve.

“Të gjitha donacionet duhet të kenë emrin dhe  numrin e regjistrimit. Çdo parti politike duhet të angazhojë ndonjë person sa përket financave”.

“Raportet duhet të përfshijnë edhe degët. Duhet tu shqiptohen gjoba nëse nuk dorëzojnë raportin me kohë”.

 Këto janë kërkesat e Grupit për Studime Juridike dhe Politike:

· GLPS bën thirrje që partitë politike të bëjnë transparente shpenzimet e tyre gjatë fushatës zgjedhore, duke i publikuar në kohë të gjitha të hyrat dhe shpenzimet në një mënyrë që të jenë të qasshme për çdo qytetar

· Partitë politike duhet të publikojnë listën e të gjithë donatorëve dhe shumat e dhuruara për aktivitetet e tyre në mënyrë që të parandalohen aferat e mundshme korruptive në mes të  partive politike dhe donatorëve të tyre, sidomos gjatë procesit të tenderimit publik. Prandaj, duhet evituar tw gjitha donacionet nga të cilat dhuruesi në mënyrë të qartë mund të përfitoj ndonjë avantazh ekonomik. Të gjitha donacionet të kenë të përfshire emrin dhe numrin e regjistrimit për personat juridik, dhe për emrin, mbiemrin dhe adresën për personat fizik;

· Partitë politike të mbesin në kuadër të limiteve të përcaktuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve;

· Çdo parti politike duhet të autorizojë një zyrtar financiar që mban përgjegjësinë për regjistrimin e të ardhurave, shpenzimin e mjeteve, dorëzimin e raportit final të mjeteve të harxhuara dhe pregaditjen e raportit financiar të fushatës zgjedhore. Ky zyrtar financiar dhe kryetari i subjektit politik janë ligjërisht përgjegjës për saktësinë e të gjitha informatave të cilat duhet të dorëzohen në KQZ. Gjithashtu cdo subjekt politik duhet të ketë dëftesat për të gjitha shpenzimet që tejkalojnë shumën prej njëqind euro (100 €);

· Raportet financiare për shpenzime gjatë fushatës zgjedhore duhet të përfshijnë edhe ato nga degët  dhe pjesët përbërëse të tyre, për periudhën që fillon nëntëdhjetë (90) ditë para zgjedhjeve dhe me mbarim në ditën e zgjedhjeve. Raporti financiar dorëzohet jo më vonë se dyzetë e pesë (45) ditë kalendarike pas ditës së zgjedhjeve;

· Gjithashtu, ftojmë KQZ-së që sipas kompetencave ligjore të rregulluara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe rregulloret mbi Financimin e partive politike dhe sanksionet, të i’u shqiptoj gjoba partive politike të cilat vonohen në dorëzimin e raporteve financiare.

Si përfundim, Grupi për Studime Juridike dhe Politike iu bën thirrje partive politike që të respektojnë Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike dhe të bëjnë publike raportet e tyre financiare pa pasur nevojë për ndonjë presion të jashtëm. Mënyra e financimit të partive politike në këtë proces është qenësore për integritetin e procesit zgjedhor, prandaj transparenca financiare përbën një element demokratik për të cilin secili qytetar i Kosovës duhet të njoftohet.

Të ngjashme