Partitë nga komunitetet me qëndrime të ndryshme për shtyrjen e zgjedhjeve lokale

Prishtinë | 13 Sht 2021 | 19:36 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë nga komunitetet thonë nesë zgjedhjet shtyhen ato duhet të mbahen në pranverë, raporton Ekonomia Online.

“Ne jemi për t’i shtyrë zgjedhjet në pranverë. Ky është vendim i partive politike”, tha Emilia Rexhepi nga Partia e Re Demokratike (NDS).

Qazim Rahmani nga Partia e Ashkalinjve për Integrim, tha se është e pakuptim që zgjedhjet të shtyhen, pro nëse ajo ndodhë duhet të shtyhen për në mars.

“Patëm qëndrime të ndryshme disa ishin për shtyrje. Si parti deklaruam që jemi kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Ne kemi kaluar zgjedhjet e 14 shkurtit gjatë pandemisë. Duhet të mbahen zgjedhjet por të mbahet në mënyrë online fushata apo të mos mbahet fare përndryshe nëse do të ketë shtyrje të zgjedhjeve kërkuam të shtyhen mars e tutje. Nuk pat qëndrim konkret por kanë dhënë rekomandim të shtyhen zgjedhjet. Është i pakuptimtë edhe rekomandimi i IKSHP-së. Qëndrimi jonë është të mbahen zgjedhjet pa fushatë”.

No description available.

Të ngjashme