Partitë politike kërkojnë që Kuvendi ta udhëheqë dialogun me Serbinë

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 11:12 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur tryezën e diskutimit “Roli i Kuvendit në të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi”.

Në diskutim kanë marrë pjesë shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë tryezë u përmend inicimin i  presidentit Hashim Thaçi për grupin e Unitetit për dialog me Serbinë. Po ashtu u tha se KDI ka insistuar në rolin më aktiv të Kuvendit për ngecjen e raporteve dhe marrëveshjeve të arritura mes dy shteteve.

Ahmet Isufi, shef i grupit parlamentar të AAK-së, ka thënë se kjo parti e ka mbështetur dialogun në mënyrë që ai të jetë i barabartë. Ai po ashtu ka thënë se AAK ka kërkuar që Serbia të paguaj dëmet e shkaktuar gjatë luftës.

“Kemi parë që dialogu ka devijuar dhe të gjitha ato marrëveshje që i kanë konvenuar shtetit serb i kanë pranuar kurse ato që kanë qenë në të mirë të Kosovës nuk i ka pranuar dhe ka ndihur që marrëveshjet e nënshkruara të mos i zbatojnë. Degradimi i dialogut që ka ndodhur, ne kemi kërkuar që të ndryshoj, njëkohësisht kemi thënë se tani e tutje duhet me pas kujdes Kosova ka institucionet e veta lidershqipin dhe përgjegjësin e vet. Kuvendi duhet të jetë ai që duhet në vazhdimësi të vëzhgoj këtë, po ashtu edhe përfaqësuesit që marrin pjesë ti raportojnë kuvendit të Kosovës. Ju e dini që ka pasur rezultate që për çdo marrëveshje të raportohet në Kuvend gjë që nuk ka ndodhur. Sa i përket grupit të unitetit ne nuk e kemi diskutuar ende, por neve na lejohet që të kemi qëndrimin tonë”, ka thënë Ahmeti.

Glauk Konjufca, shef i grupit parlament të Vetëvendosjes , tha se dialogu Koosvë-Serbi ka qenë njëanshëm.

Konjufca ka kërkuar që Kuvendi të jetë ai që drejton këtë proces, të cilin ai e quan procesin më i rëndësishëm i shtetit, raporton Ekonomia Online.

“Mendoj që dialogu me Serbinë ka qenë qëndrim i njëanshëm qeveritarë. Ky dialog është iniciuar nga dy qeveritë e kaluara të cilat e kanë konceptuat si një proces që Qeveria duhet të këtë monopolin e saj të plotë. Unë jam ithtar që Kuvendi të jetë qendër i këtij procesi. Kuvendi është vetëm ai që e legjitimon atë që e ka bërë qeveria. Dialogu filloi pa një agjendë dhe plan të hollësishëm dhe duke anashkaluar Kuvendin. Kosova me Serbinë duhet me filluar nga zgjidhja parciale, qasja me Serbinë duhet të jetë ndryshe”.

Më tej, ai ka shtuar se dialogu është përdorur për interesa të presidenti Hashim Thaçi, i cili prapë e mori drejtimin e dialogut.

Përfaqësuesi i PDK-së në Kuvend, Elmi Reçica ka thënë se procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë është parësor dhe në çdo situatë duhet të jenë të informuar deputetët dhe qytetarët e vendit.

“Secila luftë përfundon me dialog, ne kemi luftuar me Serbinë dhe kemi përfunduar me dialog. Ky dialog ka filluar si teknik mandej politikë. Ne kemi vërejtjet tona dhe kemi kërkuar nga iniciuesi ynë, dmth nga BE që të mos jetë i njëanshëm që të ndikoj te pala serbe. Dialogu është pjesa më e rëndësishëm për proceset e vendit. Nuk është e diskutueshme që për çdo marrëveshje parlamenti duhet të jetë i kyçur dhe i informuar dhe kushdo që është ai që drejton dialogu duhet të raportoj. Ne kemi kërkuar që të bëhet një rifrormati i dialogut. Ne mendojmë që duhet një grup i unitetit që të përfundojnë këto bisedime. Ne e dimë që Serbia është kundër anëtarësimit tonë në UNESCO, zhvillimi i shtetit tonë është brenda UNESCO”, ka thënë Reçica.

Bilall Sherifi, shef i grupit parlamentar i Nismës për Kosovën, ka thënë se e kaluara e dialogut me Serbinë ka përfunduar me marrëveshje të cilat rrezikonin Kushtetutën e Kosovës duke përmendur marrëveshjen e 13 prillit të 2013-ës.

“Nga dialogu teknik për të rregulluar marrëdhëniet me Serbinë u shndërrua për të sjell Serbinë në Kosovë e cila kulmoi me marrëveshjen e Asociacionit të komunave Serbe”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se partive politike nuk mund të iu kërkohet për një grup uniteti ku nuk janë informuar për çka ka ndodhur në këtë proces.

Të ngjashme