Pas ngritjes së aktaktuzës, avokatët e Kadri Veselit dalin me një njoftim

Prishtinë | 05 Nën 2020 | 18:46 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi ka njoftuar se ish kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli do të takohet me përfaqësuesit e tij ligjorë vetëm pasi të jetë proceduar nga Haga, raporton Ekonomia Online.

Veseli do të përfaqësohet nga avokati , Ben Emmerson QC, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi.

“Ne, jemi informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara që pasi ai (z. Veseli) të ketë arritur në Hagë dhe të jetë proceduar, Z. Veseli, do të ketë një mundësi për të folur me përfaqësuesit e tij ligjorë, Ben Emmerson QC, i cili mbështetet në Kosovë nga avokati Kujtim Kërveshi.
Tani sa procedurat ligjore janë duke u zhvilluar, nuk do të ketë deklarata të mëtejshme nga kjo zyrë. Siç tha z. Veseli në deklaratën e tij këtë mëngjes, tani ai është një qytetar privat dhe kërkon që ky status të respektohet. Në këto rrethana, ne nuk jemi në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëtejshme (rreth gjendjes së tij) nga mediat në këtë kohë.”, ka njoftuar Bytyçi.

Të ngjashme