Pas veriut, Veseli viziton Ferizajn

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Një ditë pas qëndrimit në veri të vendit, kryetari i PDK-së Kadri Veseli do të vazhdojë vizitat në komuna të tjera të Kosovës për t’u njohur nga afër me kushtet dhe organizimin që po bëhet për ta luftuar sa më mirë pandeminë Coronavirus.

I pari  i PDK-së do të qëndrojë gjatë ditës së sotme në Ferizaj ku do t’i vizitojë disa nga institucionet ku po bëhet beteja e parë e luftës kundër pandemisë.

Po ashtu, Veseli do të takohet edhe me një grup të bizneseve të cilat po përballen me vështirësi të mëdha në këtë kohë me të cilët do të diskutojë paketën e emergjencës ekonomike që PDK-ja ka propozuar për këtë fazë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme