Pasi shteti i saj aplikoi për anëtarësim në NATO, presidentja Osmani pret në takim ambasadoren e Suedisë

Prishtinë | 18 Maj 2022 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck, është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ambasadorja suedeze ka njoftuar se aplikimi i Suedisë për anëtarësim në NATO dhe siguria në Evropë ishin temat kryesore që ka diskutuar me shefen e shtetit raporton Gazeta Express.

“Aplikimi i Suedisë për t’ju bashkuar NATO-s dhe mjedisi i përkeqësuar i sigurisë në Evropë ishte tema kryesore që e diskutuam me presidenten Vjosa Osmani sot. Faleminderit që na pritet dhe për diskutimin e mirë”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme