PD-ja kandidon Naser Morinën për kryetar të Gjilanit

Prishtinë | 22 Gus 2017 | 16:17 | Nga

Me propozimin e Kryesisë së degës së Partisë së Drejtësisë (PD) në Gjilan, kryetari Ferid Agani sot prezantoi si kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, profesorin dhe aktivistin shumëvjeçar, shoqëror dhe politik Naser Morina, kandidat për doktor shkence në lëmin e ndërtimtarisë, njofton PD.

Tutje thuhet se me karrierën e shkëlqyer profesionale dhe shkencore si dhe vlerat e dëshmuara etike e morale, prof. Morina do të paraqet mundësinë për zgjedhjen me të drejtë për kryetar të Komunës nga ana e qytetarëve të Gjilanit.

“Përkushtimi i tij për çështjen shtetërore i mbështetur në unitetin e vlerave kombëtare, evropiane dhe kulturore-shpirtërore të qytetarëve të vendit, paraqet garancionin për realizimin e plotë të interesave të qytetarëve të Gjilanit, në të gjitha aspektet e funksionimit të jetës komunale”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme