PDK-ja në Prizren vazhdon aktivitetet zgjedhore, e bindur në fitore

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Në ambientet e SHFMU “Emin Duraku” në prani të qindra anëtarëve dhe simpatizantëve, Shaqir Totaj, në cilësinë e kryetarit të degës së PDK-së, shefit të Shtabit Zgjedhor dhe njëherësh si kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës, në mes tjerash tha” PDK-ja si parti politike është krijuar mbi bazën e sakrificës dhe roli i saj ka qenë sakrifikues në interes të Kosovës, sepse është e vetmja parti që ka guxim, vizion për t’i shty proceset përpara dhe është e vetmja parti që e sakrifikon veten si parti për interes të Kosovës. Andaj, ky vizion i PDK-së është arsyeja, që na shtyn dhe na jep kurojë edhe neve që ta kërkojmë votën tuaj, sepse jemi të bindur se vota juaj do të jetë në shërbim të Kosovës.” Ai në kuadër të shpalosjes së programonit të PDK-së, ka theksuar se PDK-ja ka program të qartë për zhvillimin ekonomik, për bizneset, sepse kandidati për kryeministër z. Kadri Veseli ka edhe guxim, ka edhe vizion ka edhe përkrahjen e fuqishme ndërkombëtare, që t’i bëjë realitet të gjitha premtimet.

Shaqir Totaj, pas zbërthimit të programit elektoral, para të pranishmëve të shumtë i ka prezantuar edhe kandarët tjerë për deputet të Parlamentit të Kosovës nga radhët e PDK-së në Prizren, që janë kandidatët më të mirë të mundshëm, profesionistë të fushave të ndryshme, prandaj ju ftoj që masovikisht t’i votoni kandidatët e PDK-së, në mënyrë që shteti i Kosovës të behet shtet që e njohin dhe e mbrojnë ndërkombëtarët.

Bear Berisha, djali i heroit të Kosovës Xhevat Berasha, para të pranishmëve ka folur për arszet pse ai ka ardhur nga Austria, për të garuar për deputet: Kam dashur që ta sprovoj vetin dhe të jem në shërbim të atdheut ashtu siç ka qenë babai im dje në luftë, unë sot “të luftoj” në paqe për ndërtimin e shtetit. Betejën e sinqertë politika e kam gjetur në PDK-së, sepse është e vetmja parti që ka vizion, ka përkushtim dhe mbështetje nga ndërkombëtarët, andaj voto juaj për ne është votë pro Amerikës, është votë pro Bashkimit Evropian, – ka theksuar ai.

Dhurata Tahiri, në fjalën e saj para të pranishmëve ka theksuar se vizioni i qartë i PDK-së e ka nxitur atë si të re, që të jetë pjesë e ekipit të PDK-së, sepse vetëm me PDK-në rina e sheh ardhmërinë e saj të sigurt dhe siç u shpreh ajo ”Në PDK çdo i ri dhe çdo intelektual, prodhues, biznesmen e konsideron vetin vetvetja dhe lirshëm mund t’i shpreh bindjet e veta.” Ndërsa kandidati Kadri Kryeziu, duke folur për situatën në arsim ka theksuar se PDK ka themeluar e ka hapë Universitetin e Prizrenit dhe të tjerët po tentojnë që t’ia zënë frymën, që ta largojnë rininë tonë nga rruga e dijës, por një veprim të tillë nuk do ta lejojë PDK , më në krye me Kadri Veselin. Andaj, vota juaj për 112 PDK dhe për ne kandidatët është votë për dinjitetin e qytetarit të Prizrenit dhe të Kosovës në përgjithësi.

Me pjesëmarrjen e qindra anëtarëve dhe simpatizantëve, dhe me brohoritjet e pandalshme të tyre, u dëshmua se ata tash më e kanë ndarë mendjen dhe se vota e tyre do të shkojë për PDK-në, më 6 tetor dhe bashkërisht do ta kremtojnë fitoren e madhe.

2. Tubim me strukturat e nëndegëve të Degës së Zhurit, më 01.10. 2019 ora 21:00

Kandidatët e PDK-së nga Prizreni, në orët e mbrëmjes u takuan me strukturat e nëndegëve të Degës së Zhurit në Zhur. Kryetari i Degës së Zhurit z. Bedri Hoxha, duke u uruar sukses në radhë të parë Partisë Demokratike të Kosovës dhe numrit fatlum 112, i ka përgëzuar kandidatët e PDK-së nga Prizreni, që garojnë për Parlamentin e Kosovës. Ai në fjalën e tij , ka theksuar se mbështetja e zhurjanëve është më e madhe se asnjëherë më parë, pasi populli ka parë se nën udhëheqjen e partisë që i ka vjedhë votat, jo vetëm se nuk po qeverisë mirë me Prizrenit, por i ka lënë të gjitha investimet në gjysmë dhe ka zhgënjyer të gjithë popullit. Andaj, populli i Zhurit dhe fshatrave që i mbulon Dega e PDK-së së Zhurit janë të gatshëm, të vullnetshëm që ta mbështesin vizionin e PDK-së për një fitore sa më të madhe. Bedri Hoxha në fjalën e tij, gjithashtu ka theksuar se strukturat e Degës së PDK-së do të jenë të përkushtuara në mbrojtje të votës nga huliganizmi i partive që na grabitën fitoren dhe tash po përpiqen që të na i grabisin edhe shpresat për shtetin e Kosovës, por këtë herë do të jemi më të mobilizuar se kurrë më parë.

Shaqir Totaj shef i Shtabit Zgjedhor të PDK-së në Prizren dhe njëherësh kandidat për deputet në fjalën e tij ka potencuar rolin dhe rëndësinë e mbështetjes së vizionit të PDK-së nga këshilltari i presidentit Tramp, që duhet të shërbejë mesazh jo vetëm për anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së, por për gjithë popullin e Kosovës se sa i respektuar është kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës zotëri Kadri Veseli për Amerikën dhe se ne duhet ta respektojmë vullnetin politik të Amerikës dhe të votojmë për PDK-në. Ai më pas ka folur para strukturave të kësaj dege edhe për rëndësinë e komisionarëve dhe vëzhguesve të PDK-së dhe ka theksuar se angazhimi i komisionarëve dhe vëzhguesve të PDK-së, do të jetë në shërbim të Kosovës, sepse ruajtja e votës do të thotë ruajtja e shtetit, rrugëtimi i sigurt i ardhmërisë, andaj u përgëzoj që më parë dhe ua uroj fitoren e sigurt.

Në këtë takim me struktura të Degës së Zhurit kanë folur edhe kandidatët tjerë të PDK-së nga Prizreni, profesor universitar Kadri Kryeziu, Bear Berisha i biri i Xhevat Berishës dhe Dhurata Tahiri, të cilët e morën mesazhin nga strukturat e kësaj dege se PDK-ja është partia më e organizuar në vend.

Të ngjashme