Përfundon protesta e deputetëve të Listës Serbe, Hahn u premton që do të zbusë taksën

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Deputetët e Listës Serbe të cilët kanë kaluar natën të ngujuar në hapësirën e grupit të tyre parlamentar në Kuvendin e Kosovës, në shenjë proteste për taksën 100% për mallrat serbe, tashmë janë larguar, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi ata realizuan qëllimin duke pasur një takim të mbyllur me komisionerin evropian Johannes Hahn.

Klan Kosova mëson se Hahn pas takimeve me liderët e Kosovës u ka premtuar deputetëve të Listës Serbe se do të mundohet që t’i bind që të paktën të zbusin masën prej taksës prej 100% ndaj mallrave serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme