Përplasje në Kuvend, Gashi i LDK-së kërkon përjashtimin e deputetit të VV-së nga salla

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, në seancës e sotme e ka quajtur qeverinë e Avdullah Hotit “qeveri koti” dhe vetë kryeministrin “koti”. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka kërkuar që Abrashi të largohet nga salla.

“Kërkoj që deputeti i LVV’së, z. Abrashi, të përjashtohet, sepse ka shkelur  rregulloren e Kuvendit, e ka ofenduar kryeministrin, pra e ka quajtur kryeministër Koti. Pra me emër dhe mbiemër të pasaktë. Ai duhet të kërkojë falje ose të detyrohet ta lirojë sallën”, ka thënë Gashi.

Abrashi i Vetëvendosjes ka thënë se Gashi nuk mund t’i largojë deputetët e LVV’së me anë të diktatit e t’ua mbyllë gojën duke i përjashtuar nga salla.

“Unë nuk jam deputet i LDK’së që mmundesh me me qitë prej sallës edhe me ma mbyllë gojën me anë të diktatit. Unë jam deputet i Lëvizjes Vetëvendosje”, i ka thënë Abrashi-Gashit të LDK’së.

Gashi tutje i ka kërkuar kryeparlamentares Vjosa Osmani ta hedhë në votim largimin nga salla të deputetit Abrashi.

“Zonja Osmani unë propozova mocion procedural dhe kërkojë të . Nëse nuk është në gjendje me u eduku dhe veteduku, atëherë ka procedura që e detyrojnë me u eduku”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme