Plani katërvjeçar i Qeverisë më 7 dhjetor në Kuvend

Prishtinë | 29 Nën 2017 | 17:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit në një takim të jashtëzakonshëm ka vendosur që me 5 dhjetor të mbajë seancën plenare në të cilën ndër të tjera do të shqyrtohet projektbuxheti për vitin 2018 dhe atë mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Gjithashtu, do të shqyrtohen edhe dy projektligje të tjera: Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, si dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se në këtë mbledhje të kryesisë gjithashtu u morr vendim që më 7 dhjetor të mbahet edhe një seancë tjetër në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i programit të qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Menjëherë pas mbledhjes, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media tha se si grup parlamentar i LDK-së do të përgatiten për të dhënë komentet e tyre mbi programin qeverisës, pasi siç tha ai, janë të shqetësuar me këtë qeveri.

Të ngjashme