Plani i Policisë dhe Prokurorisë për zgjedhjet e 11 qershorit

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 10:05 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e përgatitjeve të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, është organizuar Programi Orientues për Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në këtë tubim të pranishëm janë prokuror si dhe krerë të lartë të Policisë së Kosovës. Sikurse në zgjedhjet e kaluara, edhe në këto parlamentare, pritet që të angazhohen një numër i madh i përfaqësuesve të organeve të drejtësisë

Prokurorja, Laura Pula ka konfirmuar se në zgjedhjet e 11 qershorit pritet të jetë një numër i madh i prokurorëve të cilët do të angazhohen intensivisht për “mbrojtjen e votës”.

“Prokuroria ka ndërmarrë gjitha hapat për këto zgjedhje. Kemi të angazhuar 100 prokurore dhe numër të caktuar për të siguruar efikasitet për mbrojtje e votës së qytetarit”, ka thënë ajo me rastin e organizimit të Programi Orientues për
Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ajo, po ashtu theksoi se Policia e Kosovës dhe KQZ do të merren saktësisht me mbarëvajtjen dhe sigurinë e shtetit ndërsa Prokuroria për mbrojtjen e votës së qytetarit.

Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së  Enis Halimi,  i cili foli lidhur me përgatitjen që ky institucion po bënë për  këto zgjedhje tha se  një koordinim mes institucioneve relevante, do  të rezultojë i suksesshëm.

“Jemi këtu sot sikundër dhe të kaluarën të provojmë t’i bashkërendojmë aktivitetet me akterët të cilët e përplotësojnë njëri tjetrin,  në ditën e zgjedhjeve, para ditës së zgjedhjeve dhe pas ditës së zgjedhjeve. Një dimension jashtëzakonisht të rëndësishëm sikundër është siguria. Ne e dimë dhe kemi qenë dëshmitarë që në të kaluarën kemi pasur telashe, që lidhen me procesin zgjedhor. Por kur është bërë një bashkërendim dhe koordinim në mes akterëve,  që edhe sot jemi këtu, në fund ka rezultuar me një rezultat jashtëzakonisht të mirë dhe kemi pasur zgjedhje të cilat kanë qenë të cilësuara, si zgjedhje që kanë arritur standarde me të larta deri në atë kohë“, tha ai.

Zëvendës drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës Naim Rexha tha se Policia e Kosovës do të bëjë ç’është e mundur për zbatimin e Kushtetutës dhe ligjeve që të mundësojë qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën për shprehje të lirë. Ndërsa tha se Policia e Kosovës, duhet të shpalos profesionizëm të lartë dhe neutralitet në këtë proces

“Fazat pasuese për të cilat Policia e Kosovës është përgjegjëse,  do t’i zbatojë siç dhe i ka zbatuar më herët me transparencë të plotë, duke respektuar të drejtat e qytetarëve dhe duke zbatuar ligjin me përpikëri. Dhe sidomos duke demonstruar një neutralitet të plotë, nga pikëpamja e përcaktimeve politike, gjatë ushtrimit të detyrave të autorizuara ligjore, në tërë periudhën e angazhimit të saj. Neutraliteti politik, në suaza të angazhimit gjatë procesit zgjedhor, i cili si i tillë ka ndikim të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë,  është dhe në favor të policisë së Kosovës. Për faktin se ndikon në prevensionin e shkeljeve të mundshme të individëve të ndryshëm, të cilët eventualisht vijnë në një situatë të tillë, që pretendojnë ta devijojnë ligjin. Neutraliteti i organizatës policore, duhet shpalosur me profesionalizëm të lartë“, tha ai.

Të ngjashme