Presidenti bëhet “pjesë” e fushatës

Prishtinë | 18 Tet 2017 | 08:40 | Nga

Ndonëse sipas Kushtetutës duhet ta përfaqësojë unitetin e popullit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pak para zgjedhjeve të 22 tetorit po vazhdon të takohet me kandidatë të caktuar për kryetarë komunash.

Vetëm para tre ditësh presidenti Thaçi ka takuar kandidatin për kryetar të Komunës së Klinës nga ish-subjekti të cilin e kishte drejtuar para se të vinte në krye të shtetit, PDK-ja.

Përfaqësuesit e opozitës kanë reaguar lidhur me këtë çështje, duke konsideruar se një gjë e tillë është krejtësisht antikushtetuese.

Ata madje kanë paralajmëruar se pas mbledhjes së fakteve mund t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese lidhur me veprimet e fundit të Thaçit.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike thonë se presidenti nuk ka përfaqësuar asnjëherë unitetin e popullit.

Përkundrazi, sipas tyre, ai po përkrah kandidatët e ish-partisë që drejtonte dikur e që, siç shpre hen ata, i pari i shtetit më shumë po sillet si president partiak sesa si president i të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme