Presion ndërkombëtar për rinisje të negociatave

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Pas përfundimit të zgjedhjeve bashkësia ndërkombëtare ka nisur presionin e saj ndaj politikës kosovare për formim sa më të shpejtë të qeverisë dhe për rifillim të dialogut me Serbinë, shkruan sot Gazeta Zëri

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, gjatë ditës së djeshme nisi përpjekjet e tij për t’i rifilluar bisedimet në mes të dyja vendeve. Pas një takimi që fillimisht pati me presidentin e shtetit Hashim Thaçin, Grenelli takoi veçmas të gjithë liderët e partive politike dhe kandidatët për kryeministër të zgjedhjeve të tetorit.

Në këto takime Grenelli kërkoi rifillim sa më të shpejtë të dialogut dhe përmbyllje të negociatave me një marrëveshje përfundimtare. Për presidentin Thaçi përfshirja direkte e SHBA-së në bisedimet me Serbinë do të jetë përcaktuese për arritjen e marrëveshjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme