Prokuroria ndalon tre persona për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokurorit themelore, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre persona, si dhe janë bërë dy  kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, përcjell Ekonomia Onine.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, një person, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy të pandehur.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunë në Familje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme