Prokuroria nis hetimet për keqpërdorime në Ujësjellësin “Prishtina”

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Kosovës ka autorizuar Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës që të ndërmarrë masa hetimore për keqpërdorim të mundshëm në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”.

Keqpërdorimet e mundshme janë raportuar në media nga deklaratat e kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurti dhe ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, në konferencën për media, në të cilën kanë njoftuar për vendimin për shkarkimin e zyrtarëve të lartë të menaxhmentit të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina.

Ndërkaq, ministrja Rozeta Hajdari, ka prezantuar gjetjet kryesore që kanë ardhur nga raporti i Auditorit të Jashtëm si dhe nga raporti i Auditimit të Brendshëm për vitin 2016, 2017, 2018, njofton Prokuroria Speciale e Kosovës përcjell Klan Kosova.

Hetimet kanë nisur pas raportimeve të mediave me titull: “Kryeministri në detyrë Albin Kurti: Jemi detyruar që të ndërhyjmë shpejt për të parandaluar keqpërdorimin që po i bëhej parasë publike”.

Të ngjashme