Provokimet serbe ndaj policëve të Kosovës: Këtu mund të vriteni

Prishtinë | 21 Sht 2021 | 19:28 | Nga Ekonomia Online

Disa pamje që kanë qarkulluar së fundi tregojnë provokime serbe ndaj Policisë së Kosovës gjatë aksionit në veri të Mitrovicës.

Aty një serb dëgjohet duke provokuar dhe sharë policët e Kosovës, derisa njëkohësisht regjistron të gjithë momentin.

”Nuk duhet t’i vesh dy karikatorë në armë Gorane, shihe Rambon, don Rambon. Shihe don Rambon. Fryej, Rambo. Ooo, sa po frikësohem unë, oooo!. ”, dëgjohen thirrjet e njërit prej serbëve aty.

Në pamje dëgjohet po ashtu serbi i cili kërcënon policët e Kosovës se do të vriten.

Të ngjashme