“Qeveria Kurti do të jetë Coronavirus për kosovarët”

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 16:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha e ka krahasuar qeverinë Kurti me Coronavirusin, virus nga i cili deri më tani kanë vdekur rreth 3 mijë persona, raporton Ekonomia Online.

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës ai ka thënë se nëse në mbarë botën shqëtësim është Coronavirusi, për qytetarët Coronavirus do të jetë Qeveria Kurti.

“Propozimin më të mirë e kishte dhënë kreu i PDK-së,  Kadri Veseli i cili ka propozuar pezullim të takaës. Me pezullimin e taksës Kosova do të përfitonte shumë dhe ndoshta do të njihej edhe nga Serbia. Kurti i ka mashtruar shumë herë qytetarët,  kur deklaronte se nuk ulet në tavoline me palën serbe pa kërkuar falje. Për këtë kryeministri duhet të kërkojë falje për mashtrim ndaj qytetarëve. Nëse në mbarë botën shqëtësim është Coronavirusi, për qytetarët Coronavirus do të jetë Qeveria Kurti.

Ai ja ka përmendur Kurtit edhe mbështetjen që i kishte dhënë qeverisë kur pati marrë vendimin për vendosjen e taksës.

Të ngjashme