Qeveria miraton rregulloren që përcakton përgjegjësitë e Zyrës së Kryeministrit dhe ministrave

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 16:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka miratuar projekt rregulloren për fushat e përgjegjësisë së zyrës së kryeministrit dhe ministrive, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Albin Kurti me fillim të mbledhjes ka kërkuar nga ministrat  e tij që sa më shpejt ti sjellin të gjitha vendimet e propozuara në tavolinën e tij.

Ai tha se rregullorja e re i hap rrugë  sistemimit të përgjegjësive të kryeministrit dhe ministrave.

“E di që ka vendime të shumta që janë duke u përgatitur nga të gjitha ministritë dhe që janë urgjente, por sot është një vendim me urgjent që është rregullorja e re e cila i hap rrugë sistemimit të përgjegjësive që kemi në kryeministri dhe ministri të ndryshme”, tha Kurti.

Rregullorja përkufizon funksionet e Qeverisë në ushtrimin e pushtetit ekzekutiv në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi dhe kompetencat përmes miratimit të vendimeve me propozimin e anëtarëve të Qeverisë dhe institucioneve tjera në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi; miratimit të akteve juridike ose rregulloreve, të nevojshme për zbatimin e ligjeve; diskutimin e problemeve dhe miratimin e vendimeve për çështje të tjera që ajo i konsideron të rëndësishme në kuadër të kompetencave të saj; miratimit të vendimit për emërimet dhe shkarkimet brenda kompetencave të saj, si dhe kryen të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e tjera të përcaktuara me Kushtetutë dhe legjislacionin në fuqi.

Rregullorja e miratuar nga Qeveria e Kosovës përcakton edhe përbërjen nga këto ministri:

1.      Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD);

2.      Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT);

3.      Ministria e Drejtësisë (MD);

4.      Ministria e Mbrojtjes (MM);

5.      Ministria e Punëve të Brendshme (MPB);

6.      Ministria e Shëndetësisë (MSH);

7.      Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI);

8.      Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS);

9.      Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL);

10.  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI);

11.  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR);

12.  Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT);

13.  Ministria e Ekonomisë (ME);

14.  Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK);

15.  Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve  Hekuran Murati tha se ka dërguar disa komente edhe ai për projekt rregulloren e MF.

“Në lidhje me projekt rregulloren që e kemi pranuar, janë konceptet e ministrisë së Financave që për shkak formulimit mund të jenë atribuuar si kompetneca”.

Ministrja e Industrisë Tregtisë dhe Ndërmarrësi, Rozeta Hajdari tha se ka dërguar disa komente që janë sqaruese e cila ka thënë se duhet të korrigjohen”.

Kjo ishte pika e vetme e kësaj mbledhje të qeverisë. Ndërsa në të ndryshme asnjë ministër nuk e mori fjalën.

Të ngjashme