Qeveria ndan 300 mijë euro për t’i dërguar në det e banjë 1500 veteranë të UÇK-së

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 14:40 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka ndarë 300 mijë euro që 1500 veteranë t’i dërgojë në pushime këtë sezon, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se kjo kërkesë arsyetohet pasi që shumë prej tyre jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe vuajnë nga pasojat e luftës andaj edhe ju nevojitet rehabilitim.

Vendimi ka ka ardhur me kërkesë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Vitin e kaluar, veteranët nuk kanë shkuar në deti dhe banjë për shkak se kërkesa në Qeverinë e Kosovës është bërë në vonese.

Por në 2016-ën Qeveria e Kosovës ka ndarë 30 mijë euro për dërgimin e veteranëve nëpër qendra mjekësore rehabilituese.

Të ngjashme