Qeveria ndan mbi 255 mijë € për të shlyer borxhet e manifestimit të 10-vjetorit të Pavarësisë

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 12:20 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

255 mijë e 613 euro janë ndarë për të shlyer borxhet e mbetura për manifestimet dhjetëditore për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj këto mjete propozohet që të ndahen nga kategoria e rezervës dhe mjetet do t’i transferohen riniatrisë së Kulturës, raporton Ekonomia Online.

Edhe pse ishte planifikuar për mbledhjen e 64-të, qeveria e Kosovës nuk arriti ta bëjë ndarjen e mjeteve financiare për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në komunën e Mamushës.

E gjithë kjo si pasojë e mungesës së mjeteve në kategorinë e shpenzimeve rezervë, raporton EO.

Ndarja e mjeteve për dëmet në këtë komunë do të bëhet në mbledhjen e radhës pas konsultave që do të bëhen me Ministrinë e Financave dhe të Bujqësisë, për gjetjen e mundësive të alokimit të mjeteve të nevojshme.

Lexo më shumë:

Të ngjashme