Qeveria pagoi 150 euro sallën në Prevallë

Prishtinë | 29 Shk 2020 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Haki Abazi, Zëvendëskryeministër i Dytë, ka thënë se kanë paguar 150 euro sallën e hotelit në Prevallë ku kanë qëndruar gjatë gjithë ditës për të hartuar programin qeveritar. Ka thënë se përpos sallës kanë hëngër edhe drekën që shpejt do ta publikojnë edhe shumën sa ka kushtuar.

“150 euro salla, ku kanë qëndruar gjatë gjithë ditës. Është edhe një drekë. Do ta bëjmë publike. Kemi zgjedhur një vend brenda Kosovës dhe ku është mundësuar punë produktive”, ka thënë Abazi, pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë.

Gjatë ditës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, ka përmendur punën e deritanishme të qeverisë së tij, duke cekur shkarkimet nëpër borde.

Tutje Kurti ka përmendur edhe 10 temat kryesore të cilat do t’i trajtojnë në mbledhje të prira nga sundimi i ligjit, zhvillimi ekonomik, arsimi dhe shëndetësia.

Kryetari i qeverisë gjithashtu ka përmendur edhe prioritetet e Kosovës, duke përmendur anëtarësimin në Bashkim Evropian, ndërkohë për dialogun me Serbinë ka thënë se duhet përgatitur mirë për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura.

Përveç këtyre, Kurti ka thënë se është mirë të mos e sfidojnë njëri-tjetrin, duke bërë thirrje për kapërcim të sfidave dhe problemeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme