Qeveria shqyrton të hënën Projektligjin për Demarkacionin

Prishtinë | 03 Dhj 2017 | 12:05 | Nga

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e nesërme do ta shqyrtojë Projektligjin për Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.

Gazeta Blic e ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së 17 të qeverisë Haradinaj.

Në ketë mbledhje do të diskutohet edhe raporti i ish-komisionit të kaluar shtetëror për demarkacionin me Malin e Zi, që udhëhiqet nga ana e Murat Mehës.

Ndërkohë, është paralajmëruar se shumë shpejt qeveria pritet që ta procedoj në Kuvend marrëveshjen për demarkimin e kufirit së bashku me gjetjet e reja të Komisionit të ri për demarkimin e kufirit, në krye më Shpejtim Bulliqin.

Derisa nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj vazhdojnë të këmbëngulin që s’do ta votojne këtë version të demarkacionit, nga PDK tashmë kanë thënë se deputetët e kësaj partie do të votojnë pro.

Është vetë kreu i PDK-së, Kadri Veseli ai i cili ka theksuar se të gjithë deputetët e partisë së tij do të votojnë pro, përpos Nait Hasanit.

Marrëveshja për demarkimin e kufirit me Malin e Zi ishte arsyeja pse opozita në legjislaturën e kaluar kishte hedhur gaz lotsjellës dhe kishte organizuar protesta ta shumta, në kundërshtim të kësaj marrëveshjeje, me arsyetimin se Kosova humb më shumë se 8 mije hektar.

Nga Mali i Zi, konsiderojnë se kjo marrëveshje, e cila ishte nënshkruar nga ish- ministri i Jashtem Hashim Thaçi dhe ministri malazez më 2015, për ta është nje çështje e përfunduar.

Edhe bashkësia nderkombëtare, përfshirë SHBA-të dhe vendet e BE- së në vazhdimësi u kanë bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta miratojnë këtë marrëveshje, e cila është edhe kusht për procesin e liberalizimit të vizave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme