Qeveria sot shqyrton vendimin për pagesën shtesë për punëtorët shëndetësorë

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku pritet të fillojë nga ora 10:00.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

Ndërkohë, Sinjali ka siguruar rendin e ditës për këtë mbledhje, ku janë caktuar 14 pika shqyrtimi.

Në pikën e 12 thuhet se do të shqyrtohet Propozim-vendimi për aprovimin shtesë neto prej 10% e pagës bazë, por jo më pak se 60 euro për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik, për muajt nëntor dhe dhjetor 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme