Qeveria vendos flamurin amerikan në ndërtesën e Qeverisë

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 22:53 | Nga Ekonomia Online

Në ditën kur Amerika është përballur me ditën më të vështirë qe nga paraqitja e Coronavirusit, Qeveria e Kosovës ka vendosur flamurin amerikan në ndërtesën e ekzekutivit.

Kjo në shenjë që raportet Kosovë-SHBA janë në gjendje normaliteti.

“Në ndërtesën qendrore të qeverisë, sot kemi vendosur flamurin e ShBA-ve. Jemi thellësisht të pikëlluar që mbi gjysmë milioni amerikanë janë prekur nga virusi Korona dhe mbi 20 mijë kanë vdekur. Në ditët më të errëta për njerëzimin, Amerika shkëlqeu si fanar drite për miliona njerëz, prandaj ne sot qëndrojmë së bashku me të”, ka shkruar zëdhënës i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të dënojë aktivistët e saj të cilët po bëjnë fushatë linçuese kundër personaliteteve të SHBA-së.

Të ngjashme