Qytetarët kërkojnë ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit: Jemi në fukarallëk të skajshëm

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 09:50 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët po e përjetojnë rëndë mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit, duke u shprehur të pakënaqur me vendimin e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Përderisa SBAShK-u i ka dhënë Qeverisë afat që deri të mërkurën të ekzekutohen pagat e shtatorit, kjo e fundit është shprehur se do të paguhet vetëm ata që kanë qenë në punë në këtë periudhë.

Deniz Januzi ka kërkuar nga Qeveria që t’u paguhen sa me parë pagat mësimdhënësve. Duke përmendur edhe krizën ekonomike ai shton se mosekzekutimi i pagave po e rëndon edhe më shumë situatën.

“Normalisht që krejt jemi të prekur me këtë rast. Me të vërtetë dëshirojmë që të bëjnë marrëveshje të shpejt sepse nuk na qon në një rrugë të mirë”.

“Tash është kohë e rëndë shtrenjtimi, po na ofrohet dimri. Gjithsesi duhet të paguhen pagat sepse kurrkund në botë nuk duhet me ndodh. Është mirë me vendos pozitivisht sepse jemi duke e përjetuar rëndë”.

Hajdar Pasha tha se shkolla është themeli i shtetit, andaj nuk duhet të sulmohet arsimi. “Fukarallëk i skajshëm” po e cilëson ai gjendjen në vend, duke bërë apel që të tejkalohet kjo gjendje e vështirë.

“Kjo është fukarallëk i skajshëm. Duhet t’iu jepen më shumë pare njerëzve sepse nuk ka qarkullim. Qysh nuk është  e vështirë sepse ja kanë nis me thënë këta janë analfabetë”.

“Shkolla është themeli i shtetit. Tash sulm ndaj arsimit. Hiq mirë njerëzit kanë obligime”.

Ndërsa, Halim Islami uroi që të merren vesh Qeveria e SBAShK-u dhe t’u plotësohen kërkesat mësimdhënësve, raporton EO.

“Ata e dinë më mirë, por jo i duhur. Uroj që të merren vesh. Vendimi Qeverisë jo në rregull. Me i plotësuar kërkesat e mësimdhënësve”.

Të ngjashme