Radio suedeze ndryshon lajmin për thirrjen në Hagë, tani Thaçi figuron si lider i UÇK-së

Prishtinë | 16 Dhj 2018 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Një lajm për thirrjen e presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale nga një radio suedeze, mori jehonë në Kosovë.

Radio sverigesradio.se nga Suedia kishte shkruar se Thaçi është një nga njerëzit që mund të jetë subjekt i Gjykatës Speciale, po ashtu se shumë dëshmitarë kanë ndryshuar deklaratat nëpër procese të ndryshme derisa të tjerë janë frikësuar e eliminuar, njofton Klan Kosova.

Por ky lajm u ndryshua pasi për gazetarin, Astrit Gashi, i cili jeton në Suedi ishte lajm i dyshuar, e për këtë ai kontaktoi me shefen e informacionit pranë Ekot, lidhur me lajmin se Thaçi është ftuar nga Specialja në Hagë si i dyshuar.

Pas kërkimit të konfirmimit të informatës, lajmi është ndryshuar në faqe dhe nga informacioni se ishte i dyshuar tani është vetëm se presidenti Thaçi ishte lider i UÇK-së në vitet e 90-ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme