Ramush Haradinaj nuk mund të aterrojë në Prishtinë

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 20:07 | Nga

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij nuk ka mundur të aterrojë sot pasdite në Prishtinë.

Fluturimi W67792 i WizzAir nuk ka mundur të aterrojë në kryeqytet as pas tri tentimesh, dhe përfundimisht ka aterruar në Sofje të Bullgarisë, mëson KTV-ja.

Nga aty pritet që kryeministri të vazhdojë për Shkup, para ardhjes në Prishtinë.

I pari i ekzekutivit ishte në Londër për takimin e BERZH-it me kryeministrat e rajonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme