Raportuesja për Kosovën: Punë të mbarë Kryeministrit Hoti, i papranueshëm presioni ndaj deputetëve

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas votimit të qeverisë Hoti në Kuvendin e Kosovës.

Von Cramon i ka uruar suksese Avdullah Hotit por e ka thënë se nuk duhet të mbyllen sytë krahas presionit të fuqishëm ndaj deputetëve për votimin e qeverisë nga ana e Presidentit Thaçi, raporton Gazeta Express.

“I uroj punë të suksesshme z.Avdullah Hoti dhe qeverisë së tij në Prishtinë. Qeveria ka shumë punë për të bërë, këto janë rrethana kruciale për çështjet e brendshme dhe ndërkombëtare. Shpresoj që qeveria e re do të jetë në gjendje të zhvillojë reformat dhe të punojë për një Kosovë më të mirë. Megjithatë ne s’mund të bëhemi të verbër rreth votimit të z.Hotit. Deputetët e Parlamentit të Kosovës ishin nën presion të madh nga lidershipi i LDK’së nga Presidenti Thaçi”, ka deklaruar Von Cramon.

Të ngjashme