Reagon ish-pjesëtari i LKÇK-së pasi u hoq nga “Lista e Zezë”: Kjo është një dëshmi se kam qenë dhe jam i pa fajshëm

Prishtinë | 11 Pri 2022 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Njëri nga të sanksionuarit nga DASH ka reaguar pas lajmit se disa qytetarë të Kosovës janë hequr nga “lista e zezë”.

Ai është Sabit Gashi ish-anëtar i LKÇK-së, i cili figuron në këtë listë që nga viti 2001 në kohën e administratës së George w. Bush.

Ai në reagimin e tij në Facebook ka shkruar se largimi nga kjo listë dëshmon se ai ka qenë i pafajshëm.

“Sapo e mora një njoftim nga mjetet e informimit se jam hequr nga lista e përpiluar nga ish presidenti amerikan George Ë. Bush në vitin 2001 gjatë luftës në Maqedoni , të ashtuquajtur si “Lista e Zezë”. Kjo është një dëshmi se kam qenë dhe jam i pa fajshëm”, ka shkruar ai.

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka larguar nga lista e të sanksionuarve disa persona nga Ballkani Perëndimor.

Të ngjashme