Reagon Osmani, thotë se nuk ka premtuar toka për Manastir të Deçanit për ftesën nga SHBA në Samit

Prishtinë | 13 Nën 2021 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas raportimit të gazetës Metro se “ka premtuar toka për Manastirin e Deçanit në këmbim të ftesës nga SHBA në Samit”.

Artikulli i publikuar nga Metro, që thirret në burime të saj nga MPJ, ishte transmetuar dhe nga Ekonomia Online.

Osmani e ka demantuar një gjë të tillë.

Postimi i plotë:

Lajmi i publikuar ne pseudo-portalet ‘Periskopi’, ‘Ekonomia Online’, ‘Gazeta Metro’, etj se kinse unë kam premtuar toka për manastirin e Deçanit apo për këdo tjetër në shkëmbim të ftesës për Samitin për Demokraci në ShBA është GËNJESHTËR. Qysh nesër do të ndërmarrë të gjitha masat për ngritjen e padisë kundër këtyre portaleve dhe kujtdo tjetër që ka publikuar apo publikon një propagandë të tillë.

Kosova ka merituar të ftohet sepse është demokraci. Miqtë tanë amerikanë nuk janë ata që ndonjëherë kanë kërkuar toka të Kosovës.

Ndërkaq koha e atyre politikanëve që qesin në treg tokën e Kosovës ka perënduar njēherë e përgiithmonë.

Të ngjashme