Reçica: Demaçi shenjtor i sakrificës

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçia, në dy vjetorin e vdekjes së veprimtarit Adem Demaçi, ka thënë se ai punoi çdo ditë për liri dhe bashkim.

Reçica ka thënë se edhe sot duhet të përkushtohemi për atdhe të përbashkët

Postimi i plotë i tij:

Kujtojmë sot në dyvjetorin e ndarjes fizike nga kjo botë, Adem Demaçin, shenjtorin e sakrificës dhe punës së çdo ditshme në ngritjen e kalasë sonë të përbashkët, atdheut të lirë dhe të pandarë.

Sot, edhe një herë, në këtë ditë përkujtimi, të ndërgjegjësohemi se rruga e atdheut të përbashkët është e gjatë dhe kërkon mundin tonë të përditshëm.

I përjetshëm kujtimi për Adem Demaçin!

Të ngjashme