Reçica e Ismaili në mbledhjen e parë të Degës së PDK-së në Zvicës: PDK në mërgatë po rritet

Prishtinë | 04 Qer 2022 | 22:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica dhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, pas konstituimit të Degës së kësaj partie në Zvicër javë më parë, dje ishin të pranishëm në mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues.

Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka njoftuar se po qëndrojnë në Zürich, ku u zgjodh kryesia e Degës së PDK-së për Zvicër, pjesë e së cilës u bënë veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, profesorë të nderuar e studentë të dalluar.

“Partia Demokratike e Kosovës gjithnjë e më shumë po forcohet në mërgatë, duke i dhënë kështu fokus të veçantë rikthimit të madh dhe ndërtimit të strukturave të saj në të gjitha shtetet ku jetojnë mërgata jonë!”, shkruan Reçica.

Të ngjashme