Reshitaj tregon pse mori pjesë në seancën për presidentin

Prishtinë | 03 Pri 2021 | 23:31 | Nga Aulona Sylaj

Deputetja e AAK-së , Albena Reshitaj, e cila ishte e vetmaj nga kjo parti që mori pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit, ka thënë se ka pasur disa arsyes pse ka marrë pjesë në seancë raporton Ekonomia Online.

Arsyeja e qëndrimit tim në sallë është se nuk kam mund të lejoj që e ardhmja e funksionalizimit të institucioneve tona me u var me u blloku prej Listës Serbe .E dyta meqenëse kemi rekord të vdekjeve është më e pakta që qytetarëve t’iu duhet të dalin në zgjedhje”, tha ajo

Ajo ka mohuar se do të largohet nga AAK-ja, por ka thënë se gjërat i sheh më ndryshe.

“Nuk funksionoj me logjikën e favoreve,por po jap shembullin se si duhet të veproj një deputet përtej inateve politike por në interes të qytetarëve”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme