Rexhep Selimi ia rikujton Donika Kadajt deklaratën që ajo nuk do të dëshironte ta dëgjonte kurrë

Prishtinë | 02 Mar 2020 | 17:15 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi  e ka ngacmuar deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj – Bujupi  duke ja kujtuar asaj një deklaratë në të cilën sa ishte pjesë e Vetëvendosjes, raporton Ekonomia Online.

“Më kujtohen fjalët e Kadajt Bujupi në kohën e zgjedhjes së Haradinaj me këto fjalë. Po citoj ‘Nga Ramushi si komandant i luftës në Ramush të Veselit e Velesinoviqit. Pra sontë të urohet vetëm Beogradi'” ka cituar fjalët e saj Selimi.

Por replikë pati Donika Kadaj, e cila tha se Haradinaj ka ndalë ndarjen e Kosovës.

“Po e kam thënë ashtu por Ramushi ka dhënë dorëheqje kur është në pyetje ndarja e Kosovës. Ndërsa ju jeni bashkë me Listën Serbe”, tha ajo.

Të ngjashme