Rinumërimi drejt përfundimit, Baraliu shpjegon procedurat për formimin e Qeverisë

Prishtinë | 19 Nën 2019 | 08:12 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve do të përfundojë brenda 7 ditësh. Dhe në qoftë se nuk do të ketë më ankesa, rezultatet do të certifikohen.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu në një prononcim për EkonomiaOnline ka shpjeguar procedurat që duhet ndjekur për konstituimin e organeve të reja, të kuvendit dhe qeverisë.

Baraliu ka treguar që pas certifikimit të rezultateve presidenti në afat prej 30 ditësh e cakton seancën konstituive për t’u zgjedhur organet e reja dhe në afat prej 15 ditësh mandatari obligohet të formojë kabinetin.

 Nëse dështon tentimi i parë presidenti e cakton një mandatarë të dytë dhe i cili është i obliguar në afat prej 10 ditësh të formojë kabinetin qeveritarë, e nëse dështon edhe tentimi i dytë atëherë vendi shkon në zgjedhje

“Qeveria në bazë të nenit 95 të kushtetutës bëhet atëherë kur presidenti në konsultim me dy partitë fituese të zgjedhjeve VV dhe LDK-në e propozojnë mandatarin dhe pastaj e dërgon në kuvend dhe në afat prej 15 ditësh ai ose ajo në këtë rast Albin Kurti nga Vetëvendosja është i obliguar brenda 15 ditësh ta formojë kabinetin qeveritar ta dërgojë në kuvend për ta zgjedhur, nëse arrin t’i bëjë 61 deputetë atëherë formohet qeveria”.

“Në qoftë se jo kushtetuta e thotë propozimi nga ana e presidentit për një mandatimin e një kandidati tjetër i cili e ka për detyrë që në afat prej 10 ditësh ta formojë një kabinet qeveritar ta propozojë në kuvend për tu zgjedhur në qoftë se zgjidhet në kuvend atëherë formohet qeveria,në qoftë se jo presidenti është  i autorizuar që ta shpërbëjë parlamentin dhe në afat prej 40 ditësh ti shpallë zgjedhjet e reja”, thotë ai.

Procesin paszgjedhor Baraliu po e konsideron të degraduar, ndërsa beson se tashmë janë kryer të gjitha mundësitë për ankimim dhe se duhet të përshpejtohen procedurat për formimin e institucioneve të reja.

“Mendoj që tashmë janë shterur të gjitha mundësitë ankimore dhe ky proces tej mase është degjeneruara me këto kërkesa ani pse janë legjitime  do të duhej presidenti menjëherë jo të pres 30 ditë ta caktoj seancën konstitutive dhe të bëhet konstituimi i institucioneve. Nëse këtë presidenti nuk e bënë kushtetuta thotë që ka mundësi që vet kuvendi me strukturat e mëhershme të legjislaturës së 6 , kryesia të marr vendim dhe ta caktojë një mbledhje ku deputeti më i ri dhe më i vjetër derisa mblidhen mandatet të zgjidhen strukturat e reja të kuvendit”, shpjegon ai.

Baraliu është shprehur se nëse Nisma hyn në kuvend, VV-ja dhe LDK-ja do të duhet të bëjnë koalicion me partitë e tjera qoftë me ato shqiptare qoftë me partitë e pakicave, përndryshe nuk do të mund të formojnë qeverinë të vetme.

“Në qoftë se ka mundësi dhe numra që të bëjë 61 deputetë , dhe në qoftë se hyn Nisma atëherë nuk do t’i kenë 61 deputetë. Këto dy subjektet e para atëherë varet prej tyre dhe hynë me deputetët e komuniteteve pakicë jo serbë dhe mund t’i kenë më shumë se 60-67 mbase edhe 70 dhe atëherë s’kanë nevojë për Nismën. Në qoftë se nuk hyn me ta unë besoj që kanë mundësi dhe interes politik që përfaqësuesit e këtyre subjekteve pakicë atëherë mund të ndodhë dhe është çështje e vullnetit të VV-së në radhë të parë dhe LDK-së”, thotë ai për EO.

Ndërsa sa i përket hyrjes në qeveri të Listës Serbe, Baraliu shprehet skeptik, nëse kjo parti do të jetë pjesë e qeverisë të udhëhequr nga Kurti.

“Jo ata kanë deklaruar që nuk do ta kenë atë vullnet dhe si duket Lista Serbe është pajtuar që ne jemi të gatshëm që ta propozojnë një deputet të tyre për ministër por vullneti i tanishëm nuk duhet në horizont që të jetë i tillë që VV-ja të pranojë që të hyjë në koalicion dhe nuk është e detyruar të hyjë. Nëse nuk hyn me Nismën i kanë minoritetet pakicë sepse i kanë 10 deputetë dhe e kanë të sigurt numrin më shumë se 67 dhe kanë numër të mjaftueshëm që ta formojnë qeverinë”, përfundon ai.

Të ngjashme