“Sallë dasmash, këndon: Besnik Bislimi”, PSD-ja me aksion simbolik kundërshton punësimet familjare

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 18:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas raportimeve për punësime familjare nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Socialdemokrate ka reaguar përmes një aksioni simbolik, duke vendosur një mbishkrim në ndërtesën e Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Me mbishkrimin “Sallë dasmash, këndon: Besnik Bislimi”, PSD-ja  proteston ndaj veprimeve nepotike të ekzekutivit.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi, tha se do të jenë të zëshëm çdo herë në mënyrë që kjo tendencë të ndalet.

“Veçantia e ahengut është ndërrimi i këngëve sipas dëshirës; ndërrohen edhe fjalët brenda këngëve sipas dëshirës; vallet i përshtaten secilës dajre. Çfarëdo që do kërkojnë dasmorët, sido që e kërkon situata ndërrohet edhe muzika. Ky emërtim nuk është i yni. Kështu i pati ndarë punët vetë kryeministri Kurti.  “Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, thoshte Kurti në kohë zgjedhjesh.  Familjarë e kushëri po mbushet administrata dhe pozitat politike. Gjërat po përputhen, këtu siç duket duhet të jetë sallë dasmash. Pronar është Albin Kurti, këngëtar është Besnik Bislimi”. 

“Veprimet e qeverisë përmes favorizimeve përbëjnë diskriminim për të tjerët. Këto veprime duhet demaskuar dhe duhet ndaluar. Gjithçka po vërehet qartë. Kushdo që mendon se veprimet e qeverisjeve të kaluara janë autorizim për keqqeverisjen sot, do të gabohet. Njerëzit nuk do të presin as nuk do të durojnë”.

“Si fillim duhet t’i demaskojmë. Nuk do t’i lëmë të kalojnë në heshtje. Duhet që këtë tendencë ta parandalojmë me aktivizëm”.

No description available.
No description available.

Të ngjashme