Seanca e rregullt me 13 shtator, Veseli i bindur se do të arrihet konsensus nacional për dialogun

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 16:53 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryekuvendari, Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë ka bërë të ditur se seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 13 shtator, ku në rend dite do të jenë 40 pika, raporton Ekonomia Online.

“Me datën 13 shtator me fillim nga ora 10 do të kemi seancën e re ku do të shqyrtojmë rreth 40 pika”.

Veseli u shpreh i bindur se do të arrihet konsensus nacional për dialogun me Serbinë,edhe pse pozitë e opozitë nuk arritën që të merren vesh për vazhdimin e dy seancave të thirrura nga këto të fundit.

Gjatë dy ditëve të fundit, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që ta krijojnë kuorumin për mbajtjen e dy seancave të jashtëzakonshme.

Njëra e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj, për votimin e ekipit neogciator me Serbinë, e tjetra e thirrur nga partitë opozitare  ku pritet që të votohet një rezolutë që i ndalon presidentit Hashim Thaçi që në dialogun e Brukselit të diskutojë për korrigjimin e kufijve.

Veseli shtoi se deri në momentin kur të qetësohen gjakrat e partitë politike të mos mendojë për interesant personale mund të hartohet  një platformë e përbashkët për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Jemi në rrugë të duhur do të kemi konsensus nacional do të kemi unitet do të ndërtojmë platformën pavarësisht se në momentin aktual na duhet kohë”.

“Kosova është një sovranitetin shtetit territori Kosova është perëndimore Kosova është në drejtimin e duhur drejt Bashkimit Evropian”.

“Besoj në shtetin e pavarur sovran. Nëse na jemi vërtetë për këta çka po deklarojmë. Ne duhet të garojmë mes veti me koncepte politike mbi shtete por jo përcaktimi jonë për shtet”.

“Deri në momentin kur të qetësohen gjakrat të qetësohen interesant personale do të kemi një rezolutë të përbashkët”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/pozite-e-opozite-smerren-vesh-per-vazhdimin-e-seancave-qe-lidhen-me-dialogun/

Të ngjashme